​Duka: Granit Xhaka do të bënte mirë te Roma, Elseid Hysaj nuk e meriton situatën e krijuar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median italiane “Tuttomercatoëeb” ku ka folur për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit në futboll.

Nga finalet e kampionatit Europian, te Shqipëria e trajnerit Edy Reja, e ardhmja e futbollistit shqiptar Granit Xhaka e deri te shpërthimet e tifozëve lacialë ndaj Elseid Hysaj.

Në lidhje me Kampionatin Evropian Euro 2020, Duka tha se ishte një turne shumë cilësor, ndërsa Italia e mori me merite titullin e më të mirit të Evropës.

I pari i FSHF-së ka folur edhe rreth transferimit të Xhakës nga Arsenali te Roma duke thënë se ai do të ishte një vler e shtuar për skuadrën italiane.

PRESIDENT DUKA EXTENDS CONGRATULATION ON THE 90TH ANNIVERSARY OF CREATION  OF ALBANIAN FOOTBALL ASSOCIATION - FSHF

“Graniti është një mesfushor i shkëlqyer, me shumë cilësi. Cilësitë e tij u konfirmuan tashmë edhe në kampionatin Europian, ku pamë paraqitje të shkëlqyera dhe një lider që dinte si të drejtonte skuadrën në momente të vështira, si në suksesin kundër Francës. Pa dyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Serinë A dhe për Romën, që besoj se do të zhvillojë një kampionat të mirë këtë sezon.”, tha Duka

Ai komentoi gjithashtu edhe situatën jo të mirë nëpër të mirë nëpër të cilën po kalon Elseid Hysaj pas problemeve që u shfaqën me tifozët e Lazios që erdhën si pasojë e interpretimit të këngës “Bela Ciao”.

President Duka: ''Euro 2016''? Concentration and professionalism – Euro 2016

“Është një çështje shumë serioze kjo që ka ndodhur. Elsi është një lojtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer, që nuk e meriton aspak sulmin që i është bërë. Karakteri i tij i fortë do të jetë në gjendje të triumfojë përballë këtyre sulmeve dhe do të bëjë një sezon të madh me Lacion dhe Kombëtaren tonë. Dhuna verbale dhe ajo ideologjike nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e tij. Ato duhet të qëndrojnë gjithmonë larg futbollit.”, u shpreh Duka.

 

Njëri prej më të mirëve te Prishtina, Bekteshi: Fitore që na lehtëson ndeshjen e kthimit

​Fshati Olimpik në Tokio stoliset me flamuj të Kosovës