Zyrtare: Ndryshime në Vala Superligë që nga xhiroja e tetë

Xhiroja e tetë në Vala Superligën e Kosovës do të zhvillohet më 1 dhe 2 tetor, të dielën përkatësisht të hënën.

Për dallim nga javët e kaluara kur ndeshjet janë zhvilluar nga ora 15:30, nga xhiroja e ardhshme, sfidat do të luhen nga ora 15:00.

Kryendeshja do të luhet të dielën ku Llapi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ e sfidon Prishtinën derisa takimet tjera të kësaj dite janë: Vëllaznimi – Trepça ’89, Besa – Drenica dhe Vllaznia – Liria.

Të hënën luhen dy ndeshje tjera interesante ku vëmedja do të jetë në Rexhep Rexhepi të Drenasit në sfidën Feronikeli – Drita.

Në të njëjtën ditë luhet edhe sfida Gjilani – Flamurtari. /Gazeta Olle/

E diel, 1 tetor

Llapi – Prishtina

Vëllaznimi – Trepça ’89

Besa – Drenica

Vllaznia – Liria

E hënë, 2 tetor

Feronikeli – Drita

Gjilani – Flamurtari

(Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00)