Zyrtare: Mentor Zhdrella transferohet te klubi i Vala Superligës (FOTO)

Llapi e ka bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar, duke transferuar Mentor Zhdrellën.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i klubit, Nexhat Dumnica, i cili ka dërguar në redaksinë e Gazetës Olle foton e takimit me Zhdrellën.

Në takim shihet edhe trajneri i ekipit llapjan, Tahir Batatina.

19989746_10156423046904937_4040950628052469527_n

 

Në prononcimin për gazetën, Dumnica është shprehur i lumtur me marrëveshjen.

“Zhdrella i rikthehet vendlindjes. Që nga sonte ai është pjesë Llapit”, u shpreh Dumnica.

Në këtë mënyrë, Zhdrella bëhet transferimi më i madh deri më tani i afatit kalimtar.

Llapi konfirmon synimet e qarta edhe këtë sezon, që të luftojë për trofe.

gjilani-feronikelizhdrella-696x464