Zyrtare: Liria bën një transferim të papritur (FOTO)

Edhe pse e deklaroi merkaton të mbyllur, klubi i Lirisë vazhdon të transferojë futbollistë.

Prizrenasit kanë arritur marrëveshje edhe me Elton Basriun, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Mbrojtësi në të kaluarën ka luajtur te Kamza, Elbasani, Bylisi, Fieri, derisa ka pasur edhe një eksperiencë në Serie D në Itali.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Lirisë, që pret shumë nga Basriu.

19894957_1225090987618501_5513505660862637890_n

 

“Kontigjentit të lojtarëve të ardhur nga Shqipëria iu shtua edhe Elton Basriu.

Qendërmbrojtësi me përvojë vjen nga Kamza, skuadër që këtë vit u ngjit në superior. Ai, ka bërë karrierë edhe me Elbasanin, Bylisin, Fierin, dhe në Itali (Serie D).

‘Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes.Pres të ambientohem dhe të jap më të mirën’, ka thënë mbrojtësi korpulent, që të mërkuren ishte nën urdhërat e trajnerëve: Bledi Shkëmbi e Iris Selimi.

Në kampin ‘bardhezi’, pohojnë s eme këtë edhe janë përmbyllur mungesat në repartin e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin për shtyp.

liria