ZYRTARE: Konfirmohet nëse Gani Sejdiu do të marrë drejtimin e Ballkanit

Gjatë ditës u raportua se Gani Sejdiu do të marrë drejtimin e Ballkanit pas largimit të Sami Sermaxhajt.

Megjithatë, klubi nga Suhareka nuk e ka zyrtarizuar lajmin, duke e lënë njëfarë “pluhuri” rreth kësaj situate.

Por, në një intervistë për gazetën, kryetari i Ballkanit, Florim Kryeziu, ka deklaruar që Gani Sejdiu do të marrë drejtimin e ekipit prej ditës së nesërme, kur edhe do të paraqitet në stërvitjet e skuadrës.

“Gani Sejdiu prej ditës së nesërme do të fillojë punën te Ballkani. Ai do të drejtojë stërvitjen e skuadrës”, deklaroi Kryeziu për Gazetën Olle.

Ai u shpreh optimist që me mitrovicasin, ekipi do të përmbushë synimet e sezonit.

Sejdiu do të jetë trajneri i tretë i Ballkanit këtë sezon, post të cilin paraprakisht e patën edhe Bekim Shotani e Sami Sermaxhaj. /Gazeta Olle/