Zyrtare: Drita bën transferimin më befasues të afatit kalimtar (FOTO)

Drita vazhdon të jetë klubi më aktiv në afatin kalimtar të futbollistëve në këto ditë të nxehta vere.

Gjilanasit kanë zyrtarizuar sot edhe ardhjen e re, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Drita ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e Partizanit, Lauren Ismailaj.

Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e Dritës, që ka paralajmëruar edhe përforcime tjera.

19989397_447869995597504_3913438927751695874_n

 

“Lajm i mrekullueshëm për ekipin dhe tifozët!

Sa po kemi nënshkruar me futbollistin e dëshmuar në Shqipëri, Lauren Ismailaj.

Laureni sëfundmi ka qenë pjesë e “FC Partizani”, pozicionet e preferuara ;
Mesfushorë sulmues dhe sulmues krahu.

Merkato ? Veç sa e kemi filluar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

intelektualet