Zyrtare: Arifaj – Liria, shikoni çfarë ka ndodhur tani

Liria dhe Granit Arifaj përbënë telenovelën më të çuditshme të verës në afatin kalimtar.

Sulmuesi nënshkroi me skuadrën prizrenase dhe u prezantua me fanellën bardhezi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Mirëpo, pastaj ai ndërroi mendje dhe nuk iu bashkua në stërvitje ekipit të Bledi Shkëmbit.

Liria publikoi kontratën dhe theksoi që do të luftojë për Arifajn deri në fund, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Prizrenasit kanë shkëputur kontratën me sulmuesin mas kërkim-faljes së këtij të fundit.

granit arifaj

Lajmin e konfirmon për gazetën zyrtari i prizrenasve, Bashkim Kajdomçaj.

“Ne e kemi shkëputur kontratën me Arifajn me marrëveshje, pas kërkim-faljes publike nga ana e tij”, deklaroi Kajdomçaj për Gazetën Olle.

Arifaj u prezantua dje si futbollist i Feronikelit.

Ashtu sikur te Liria, Arifaj premtoi që do të japë maksimumin edhe me Feronikelin, gjithmonë nëse nuk ndërron mendje përsëri…

granit arifaj