ZYRTARE: Ajeti rikthehet në Zvicër, hap prapa në karrierë

Arlind Ajeti, ishte pa ekip edhe pas mbylljes së merkatos, dhe ditën e sotme, më në fund ka gjetur një klub në Zvicër, për të vazhduar karrierën.

Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili sezonin e kaluar ishte në huazim tek Krotone nga ekipi i Torinos, u kthye tek klubi granata, por më pas, ata vendosën të mos e mbajnë.

Disa skuadra në Serinë B e kërkuan, por në fund, Ajeti vendosi të vazhdonte aventurën në Zvicër, tek Grasshoper. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera.

Drejtori i Grasshoper, Matias Ualter, pas firmosjes së kontratës deklaroi:

“Jemi të lumtur që morëm menjëherë një përgjigje pozitive nga Arlindi për të na u bashkuar, pas dëmtimit të papritur të mbrojtësit Natan. Arlindi sjell shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë.”