Zabërgja konfirmon transferimin te Llapi, komentuesit tallen me gabimet rekorde drejtshkrimore të tij

Njëri prej sulmuesve më të mirë të futbollit kosovar në periudhën e pasluftës, Enis Zabërgja, është bërë me skuadër të re.

Ai u transferua sot te ekipi i Llapit, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmin Zabërgja e bëri të ditur në faqen e tij në Facebook.

Mirëpo, aty ai bëri një numër rekord gabimesh drejtshkrimore.

Kjo nuk është “falur” nga komentuesit, që e kanë kritikuar Zabërgjën për nivelin e shkrimit.

Shumë prej tyre e kanë diskutuar atë në postimin e gazetës në faqen në Facebook.

“Tahir Batatina, ço djalin në kurs të gjuhës urgjentisht”, është njëri koment.

“R.I.P gjuha shqipe”, thuhet në komentin tjetër.

Gjithsesi, gjuha më e mirë që e flet Zabërgja është ajo e futbollit, andaj ai ka premtuar rikthimin e formës së vjetër me gola e spektakël në fushë. /Gazeta Olle/