Zyrtarizohet skuadra e re e Azdren Llullakut

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku ka rënë në “dashuri” me kampionatin kazakistanas. 

Pas 2 eksperiencas jo fort të mira me ekipin e Astanës dhe Aktobes, Llullaku është duke kërkuar një eksperiencë të tretë me klubin e Ordabasit.

Pas disa stërvitjeve me klubin rumun të Gaz Metan, për të mos humbur formën sportive. 29-vjeçari i është bashkuar në stërvitje ekipit Ordabasi.

Palët kanë arritur marrëveshjen në parim dhe shumë shpejt pritet të firmosin edhe kontratën.

Futbollistit nga Istogu i është besuar numri 10-të dhe pritet të jetë një pikë kyçe në skuadrën kazake, e cila e mbylli kampionatin në vendin e tretë dhe sezonin e ardhshëm do të synojë fitimin e titullit kampion.

llullaku