Zyrtarizohet miqësorja, Kosova – Danimarka

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Danimarkës, më 21 mars.

Finalizimin e marrëveshjes së kësaj miqësoreje ndërmjet dy federatave e ka konfirmuar presidenti Agim Ademi.

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vjen katër ditë para se “Dardanët” të nisin ciklin kualifikues për Euro 2020 kundër Bullgarisë.