Zyrtari i KF Prishtinës zbulon njeriun brenda FFK-së që “Lufton kundër Prishtinës”

Zëdhënësi i Klubit të Futbollit Prishtina, Avndi Durmishi ka thënë të dielën se nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, lufton kundër interesave të klubit kryeqytetas.

Në prag të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll dhe ndeshjes Prishtina-Drita që do ta vendosë kampionin e ri të Kosovës, Durmishi ka akuzuar nënkryetarin e FFK-së se mendon vetëm për xhepin e vet, edhe pse është i supozuar t’i përfaqësojë interesat e futbollit në rajonin e Prishtinës brenda federatës.

“Njoni emër në FFK, Agim Ademi, që e ka bankrotu klubin e vet dhe tash është ra edhe në Ligën e 2 (Kategoria e 3) dhe e përfaqeson Rajonin e Prishtinës si nënkryetar i FFK-së, pa pikë marre e lufton Prishtinën, e kryeqytetin dhe krejt çfare menon ai njeri o për xhepin e vet”, ka shkruar Durmishi.

erollsalihuagimademi-634x420

Durmishi ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të FFK-së, të cilët janë shprehur psimist lidhur me zhvillimin e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në kryeqytet – pasi sipas tyre në stadiumin që aktualisht po renovohet në Prishtinë, mungon energjia elektrike.

“Nëse stadiumi s’paska rrymë, e që nuk është vërtet, krejt adhuruesit e Prishtines, klubi vet, krejt agregatat çka i kena nëpër shpija i çojna veç me pas rrymë për ndeshjen që vyn pak rrymë sa për një kompjuter për shtypjen e protokollave”, ka thënë ai.

 

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka dërguar sot një kërkesë zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sporteve, ku kërkon që ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë.