ZYRTARE: Zvicra publikon listën, Xhaka, Behrami e Tarashaj përfundimisht JO Kosovës

Tashmë është zyrtare. Valon Behrami, Granit Xhaka e Shani Tarashaj, nuk do të realizojnë ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës, për t’i parë në fanellën e Përfaqësueses tonë.

Ata i kanë mbetur besnik Zvicrës, e cila sapo publikoi listën për ndeshjen e 5 shtatorit me Portugalinë, shkruan Gazeta Olle.

Krahas kësaj treshe, ndodhen edhe Blerim XHemaili e Admir Mehmedi.

Madje, Tarashaj kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të FFK-s, duke dhënë premtime të mëdha, por në fund mbeti te Zvicra. LAMTUMIRË.

tarashajlista