Zyrtare: Ylli i Chelsea rinovon kontratën deri në vitin 2022

Mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare e gjysmë me klubin, transmeton ”Gazeta Olle”.

21-vjeçari ka arritur ta zëvendësojë mjaft mirë legjendën, John Terry si dhe e ka mbajtur edhe David Luizin disa herë jashtë formacionit.

Dhe pas 22 paraqitjeve deri më tani këtë sezon, Christensen e ka fituar besimin e Chelseat deri në vitin 2022.

”Është një ndjenjë e mirë të nënshkruash kontratë të re dhe unë jam shumë i lumtur këtu”.

Christensen

”Kam luajtur në shumë ndeshje dhe jam duke e shijuar çdo moment këtu”, u shpreh Christensen.

Drejtoresha e klubit, Marina Granovskaia, e cila ka një rol të madh në transferimin e lojtarëve në kontratat e lojtarëve të skuadrës tha:

”Kjo kontratë është një shpërblim për formën e Andreas, i cili e ka dëshmuar veten deri më tani këtë sezon”.

”Ai tregoi menjëherë potencialin e tij për Chelsean kur erdhi këtu në vitin 2012 dhe tani ai është duke i gëzuar benefitet pas profesionalizmit të treguar”, u shpreh ajo. /Gazeta Olle/

Christensen