Zyrtare: Xhelil Abdullai befason me skuadrën e re!

Ish mbrojtësi i Llapit edicionin e fundit, Xhelil Abdullai është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga Llapit, Abdullai tashmë është prezantuar te skuadra e Renovës në Maqedoninë Veriore, shkruan Gazeta Olle.

“Mirëse u riktheve në shtëpi”, ka shkruar faqja zyrtare e Renovës për mbrojtësin në fjalë.

28 vjeçari më parë ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Kurse, ka luajtur për disa sezona në disa skuadra në Holandë dhe Gjermani./Gazeta Olle