Zyrtare: Witsel befason të gjithë me skuadrën e re

Mesfushori belg, Axel Witsel ka kompletuar transferimin te skuadra kineze, Tianjin Quanjian, pasi refuzoi ofertën e Juventusit.

Witsel, është transferuar te Tianjin Quanjian. 27 vjeçari kërkohej me ngul nga Juventusi, por në fund zgjodhi Kinën.

Ai do të përfitojë 21 milionë euro në sezon te skuadra kineze, katërfishin e pagës që i kishte ofruar Juventusi dhe duket se kjo është arsyeja kryesore pse ai refuzoi Juven.