ZYRTARE: Vushtrria transferon portierin e njohur kosovar

Vushtrria ka zyrtarizuar transferimin e ri në orët e vona të së premtes.

Vushtrriasit kanë nënshkruar me portierin mitrovicas, Enis Manxholli, përcjellë Gazeta Olle.

33-vjecari ka nënshkruar kontratën me ish-kampionin e Kosovës dhe është prezantuar në ambientet e klubit.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Vushtrrisë para disa minutave.

“Zyrtare: Enis Manxholli pjesë e FC Vushtrria!

Gardiani 33 vjeqar me përvoj nga Mitrovica, pas periudhës së gjatë në klubin KF Trepça 89, dhe disa klube tjera si KF Trepça, KF Besa e Pejës dhe KF Dukagjinit nga Klina, do të fillon një aventurë të re me Vushtrrinë, ne i deshirojmë shumë suksese”, njofton Vushtrria. /Gazeta Olle/