ZYRTARE: Vushtrria rikthehet në Superligë

Vushtrria ka siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.

Pas një super-sezoni në Ligën e Parë, vushtrriasit edhe matematikisht siguruan rikthimin në Superligë, përcjellë Gazeta Olle.

Pavarësisht humbjes sot nga Dukagjini, ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj arriti të kthehet në mesin e më të mirëve.

Vushtrriasit kanë grumbulluar 63 pikë në pozitën e parë, tetë pikë më shumë se pozita e tretë, Besa.

Në ndeshjen e ardhshme ndaj Ramiz Sadikut, stadiumi “Ferki Aliu” pritet të jetë në festë. /Gazeta Olle/