ZYRTARE: Vushtrria nënshkruan me dy futbollistët e njohur

Njëri nga qendërmbrojtësit më me përvojë në Superligën e Kosovës, Ilir Izmaku ka nënshkruar kontratën e re.

Qendërmbrojtësi veteran ka vazhduar kontratën edhe për një vit me FC Vushtrrinë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit bardhekaltër në rrjetin sociale Facebook.

“Qendërmbrojtësi me përvojë nga Vushtrria, vazhdon kontratën një vjeçare me klubin tonë. Ne i dëshirojmë suksese në paraqitjet me fanellën e klubit të qytetit”, thuhej në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Me Vushtrrinë ka rinovuar edhe Ismet Caka.

Caka ka qenë njëri nga lojtarët më meritor për rikthimin e klubit të madh në elitën e futbollit kosovar.

Kësisoj qendërmbrojtësi me përvojë ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e qytetit të tij edhe për një vit.

Caka ka përvojë të madhe në elitën e futbollit kosovar pasi më parë ka bartur edhe fanellën e Dritës, Feronikelit, Drenicës dhe skuadrave tjera elitare.