ZYRTARE: Vushtrria nënshkruan me 4 futbollistë

Futbollisti kosovar Kujtim Pantina është rikthyer te Vushtrria.

Pas dy viteve te Trepça dhe Vllaznia e Pozharanit, Pantina ka vendosur që kontributin si lojtar ta vazhdojë aty ku ka filluar hapat e parë.

“Ne i deshirojmë mireseardhje dhe i urojmë shumë suksese!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjithashtu, Vushtrrisë i është bashkuar edhe Besford Dervishaj.

Mesfushori defanziv ishte pjesë e Drenicës në edicionin e kaluar, kurse në edicionin e ri do të jetë pjesë e Vushtrrisë.

Kontratat i kanë vazhduar Djellon Dragusha dhe Daut Maxhuni.

Ndryshe, në edicionin e ardhshëm, Vushtrria do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.

Ish-kampioni i Kosovës drejtohet nga trajneri i mirënjohur kosovar, Bekim Shotani.