Zyrtare: Vushtrria bën goditjen e madhe të radhës

Vushtrria ka realizuar një përforcim të madh. Ekipi vushtrrias ka transferuar kapitenin e kampionit të Ligës së Parë, KEK-ut, Visar Sahitin.

Klubi që humbi në barazh po vazhdon me përforcime.

“Nga sot mesfushes tone i bashkengjitet edhe Visar Sahiti, transfer ky i cili vjen nga KF KEK-u. Sahiti eshte 24 vjecar dhe eshte nje mesfushor i spikatur i cili luan edhe ne pozicionin sulmues, ai ka shenuar shume gola vitin e kaluar me skuadren e tij, andaj ky golashenues eshte i mire se ardhur ne klubin tone”.

Fotografia e FC Vushtrria #faqjazyrtare

“Sahiti me pare ka luajtur ne skuadrat KF 2 Korriku dhe KF KEK-u. FC Vushtrria e falenderon lojtarin per bashkepunimin dhe i uron mire se ardhje ne qytetin e futbollit ku se bashku e synojme superligen”, njofton klubi vushtrrias.

Sahiti ishte njëri nga më të mirët te KEK-u në edicionin e kaluar.