ZYRTARE: Vllaznia ‘bombardon’ me 6 transfere!

Pozita e 14-të me vetëm 16 pikë ka bërë që Vllaznia e Pozheranit të mendoi seriozisht për përforcime në këtë afat kalimtar.

Tashmë kjo skuadër në radhët e veta ka sjellë gjashtë përforcime, përcjellë Gazeta Olle.

Kujtim Pantina, Armend Kastrati, Petrit Tahiri, Ismet Caka, Rinor Karaxha e Leutrim Teplani janë ardhjet e reja në këtë skuadër.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga faqja zyrtare e klubit pozhoranas.

Zyrtare..Gjatë këtij afati kalimtar ekipi jonë ka arritur marveshje me këta futbollist:Kujtim PantinaArmend…

Gepostet von Kf Vllaznia Pozheran am Freitag, 24. Januar 2020

Tutje, Vllaznia premton edhe ardhje të reja në ekip gjatë këtij afati kalimtar.

Ndërsa, vlen të përmendet se kjo skuadër vetëm dy edicione më parë garonte në elitën e futbollit kosovar.