Zyrtare: Vitia i transferon katër futbollistë

Vitia ka arritur marrëveshje dhe ka zyrtarizuar transferimin e katër futbollistëve.

Synaj Hasani nga KF Gostivari, Muhamer Alili nga KF BESA (Gostivar), Fisnik Dernjani nga KF Lepenci dhe Mitat Berisha nga KF Lepenci, janë afrimet e fundit të klubit nga “Anamorava”, shkruan Gazetasheshi.com.

Krahas këtyre transferimeve priten edhe ardhje të reja, si dhe shumë prej futbollistëve të sezonit të shkuar pritet të rinovojnë kontrat e tyre.