ZYRTARE: Vendim i papritur për tifozët e Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit

Kanë mbetur edhe disa ditë nga ndeshja e Skënderbeut kundër Partizanit në kuadër të fazës së grupeve të Europa Ligës.

Rreziku se mund të ketë ndonjë përplasje në mes të tifozëve serb dhe atyre shqiptar, i ka shtyrë klubet të marrin një vendim të papritur.

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka thënë për Top Channel se është marrë vendim që asnjë tifoz serb të mos lejohet në stadium, përveç delegacioneve zyrtare.

Takaj

E njëjta situatë do të ndodh edhe në ndeshjen kthyese në Beograd.

Partizani dhe Skënderbeu janë në grupin B të Europa Ligës dhe kanë arritur të sigurojnë vetëm nga një pikë pas dy ndeshjesh.

skenderbeu