Zyrtare: Vëllaznimi zgjedh trajnerin e ri, nuk është Bylbyl Sokoli

Vëllaznimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai do të jetë Arsim Gojani.

Gjakovari që edhe më parë e ka drejtuar këtë klub, do t’i fillojë përgatitjet me skuadrën.

Ishte pikërisht Gojani ai që e ktheu Vëllaznimin në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Fotografia e Vëllaznimi - Gjakovë

Ai do ta zëvendësojë Ismet Munishin që u largua në drejtim të Feronikelit.

Prezantimi i trajnerit u bë nga Agim Cana dhe ish kryetari Shkëlzen Gashi.

Vëllaznimi është në pozitën e nëntë, pozitë që dërgon në barazh. /Gazeta Olle/

vellaznimi gjakove