Zyrtare: Vëllaznimi transferon një super sulmues

Egzon Gashi është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës. Lajmin për transferimin e sulmuesit pejan e ka bërë faqja zyrtare e klubit.

Ky është një lajm i mirë për tifozët gjakovar, që ditë më parë mësuan se trajneri Skender Shengyli dhe klubi gjakovar ndanë rrugët.

Vëllaznimi synon rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi sezonin e shkuar nuk arriti të kishte sukses.