ZYRTARE: Vëllaznimi transferon dy futbollistë nga Besa

Vëllaznimi ka prezantuar edhe dy përforcimet e radhës në afatin kalimtar.

Samir Sahiti dhe Vetim Krasniqi iu janë bashkuar klubit kuqezi, përcjellë “Olle”.

Dy lojtarët vijnë nga rivali rajonal i gjakovarëve, Besa.

“Samir Sahiti dhe Vetim Krasniqi i bashkohen Vëllaznimit.

Samir Sahiti i cili luan mbrojtës i djathtë i cili ishte pjesë e KF Besa tani ka vendosur ti mbroj ngjyrat kuq e zi të Klubit Gjakovar,

Vetim Krasniqi i cili luan sulmues dhe ishte pjesë e KF Besa tash e tutje do të jetë pjesë e klubit kuq e zi”, njofton Vëllaznimi. /Gazeta Olle/