ZYRTARE: Vedat Muriqi transferohet tek Caykur Rizespor

Vedat Muriqi ka shfrytëzuar afatin kalimtar të dimrit për t’u bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, është transferuar tek Caykur Rizespor, që garon në Ligën e Dytë të Turqisë.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e Rizesporit, raporton “GazetaOlle.com”.

Ish-sulmuesi i Lirisë dhe Teutës së Durrësit, ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.

Caykur Rizespor ndodhet në vendin e tretë dhe po lufton për inkuadrim në Superligën turke.

Vedati u transferua nga Gençlerbirligi.

muriqi2 vedat muriqi Vedat Muriqi, Taras Stepanenko, Yevhen Konoplyanka