Zyrtare: Vedat Muriqi me ekip të ri

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është transferuar nga Giresunspori në Gençlerbirligi.

“Kemi arritur marrëveshje me klubin e Giresunsporit rreth Vedat Muriqit”, shkruan në njoftimin e klubit turk teksa shihen İlhan Cavcav, presidenti i Genclerbirligit dhe presidenti i Giresunsporit, Mustafa Temel Bozbag, transmeton Telegrafi.

Muriqi i ka sjellë 500 mijë euro ish ekipit të tij si dëmshpërblim, ndërsa Giresun gjithashtu do të merr edhe 10% të shumës së transferit, nëse ai kalon diku tjetër nga Gençlerbirligi.