Zyrtare: Vazhdon revolucioni te Trepça ’89, prezantohet tre lojtarë

Ish-kampionët e vendit kanë prezantuar tri përforcimet e fundit të ardhur nga tri kampionate të ndryshme.

Antonio Bujqevski nga Sileksi i Maqedonisë, Renato Hyshmeri nga Elbasani dhe Arlind Shabani nga KEK-u, janë ardhjet e fundit të “minatorëve”.

Përforcimet janë zyrtarizuar nga klubi.

Me këto ardhje shkon në 13 numri i përforcimeve te mitrovicasit, pasi më parë kishin zbakuar në “Riza Lushta”: Arben Beqiri, Gëzim Rusi, Dardan Qerkini, Arbër Pira, Blagoje Gucev, Martin Mirçevski, Elton Basriu, Orges Gava, Mariglen Shosha dhe Urim Statovci.

89-shi me në krye Maganin do të kërkojnë që të kthehen në luftë për titull. /Gazeta Olle/

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Fotografia e KF Trepça '89 FC

Fotografia e KF Trepça '89 FC