Zyrtare: United prezanton transferimin e parë të madh (FOTO)

Manchester Untied ka konfirmuar një transferim të madh. Klubi nga “Old Trafford” ka zyrtarizuar transferimin e Victor Lindelof.

Mbrojtësi i Benficas ka kryer testet mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar me klubin.

Ky ishte përforcimi i parë i Unitedit në këtë afat kalimtar.

Lindelof është shprehur shumë i lumtur, duke premtuar maksimumin nën fanellën e kuqe.

19105720_1195726013866874_1790558485904511459_n

 

 

United pritet t’i bëjë edhe disa transferime tjera në afatin kalimtar.

Tani Djajtë e Kuq janë fokusuar në sulmin e skuadrës, ky synohen disa goditje të mëdha.

Lojtari më i kërkuar është Alvaro Morata, i cili thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin.

Klubi nga “Old Trafford” dëshiron të jetë sa më konkurrues në Ligën e Kampionëve, ku do të garojë në sezonin e ri falë triumfit në Ligën e Evropës.

auto_WayneRooneyManchesterUnitedFCvFCZoryavBWysoBRbNPx-780x4391476654356