ZYRTARE: Ulpiana bën edhe dy transferime, një nga Superliga

Ulpiana ka zyrtarizuar edhe dy transferime të reja, pas inkuadrimit në Ligën e Parë.

Suadra ka marrë Muhamed Rakovicën dhe Ardi Shalën.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Olle nga trajneri i skuadrës, Megzon Visoka.

Rakovica luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa në edicionin e kaluar ishte pjesë e KEK-ut.

Në anën tjetër, Ardi Shala, mesfushor qendror, te Ulpiana kaloi nga Ramiz Sadiku.

Ulpiana premton të jetë arrë e fortë për kundërshtarët në edicionin e ri. /Gazeta Olle/