ZYRTARE: Ulet dënimi i Neymarit nga Gjykata e Arbitrazhit, ja sa ndeshje do të jetë i suspenduar

Pezullimi prej tri ndeshjeve evropiane për sulmuesin e Paris Saint-Germain është pezulluar në dy nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

27-vjeçari ishte dënuar nga UEFA pas eliminimit të Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve në shtëpi nga Manchester Unitedi më 6 mars, shkruan Zëri.

Neymar e kishte quajtur ‘tmerr’ vendimin e për të akorduar penallti në favor të Manchester Unitedit në minutën e 94-t në fazën e 1/16-tës së finales.

Ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Real Madridit dhe Galatasarayt, por mund të kthehet për ndeshjen ndaj Club Bruges më 22 tetor.

PSG e drejtoi këtë rast në CAS pasi UEFA refuzoi apelin kundër pezullimit.

Ndryshe, Neymar nuk kishte luajtur në atë ndeshje ndaj “Djajve të Kuq” pasi ishte i lënduar.