ZYRTARE: UEFA përjashton klubin e njohur evropian

Galatasaray nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Vendimi është marrë prej kohësh nga UEFA, pasi klubi turk ka shkelur rregullat e Fair-Play financiar, ndaj pas disa gjobave në sezonet e fundit, erdhi edhe përjashtimi për një vit nga kupat.

Klubi turk e çoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, CAS, por edhe aty doli i humbur, pasi vendimi i UEFA-s u la në fuqi.

Në këtë mënyrë, vendin e Galatasarayt në Europa League e merr Osmanlispori.