Zyrtare: Trajneri i Kukësit për sezonin e ri (FOTO)

Ernest Gjoka është emri më i përfolur në këtë merkato verore për sa i përket trajnerëve të skuadrave të Superiores.

E ardhmja e tij është në dyshim, madje në horizont janë shfaqur edhe kandidatët e mundshëm që mund të zënë vendin e tij.

Megjithatë për këtë, trajneri Gjoka i ka dhënë fund të gjithë aludimeve teksa për Supersport ka deklaruar.

GJOKA

“Unë vazhdoj të jem trajneri i Kukësit, nuk jam i shqetësuar. Kam qenë shumë i qetë, kemi qenë të shqetësuar vetëm për këtë lojë të pisët që u bë. Mendoj se nuk u bë që të godasin institucionin e trajnerit, së po mundohen të godasin presidentin e Kukësit në këtë periudhë fushate. Por në Shqipëri kështu funksionon”.

“Ishte një bisedë për merkaton, për afrimet e disa lojtarëve cilësore. Kërkojmë që skuadra të jetë dinjitoze në Champions të japim maksimumin dhe të kalojmë ture. Skuadra doli kampione, boshti i saj është i paprekshëm”.

gjoka

“Edhe nga biseda me presidentin, ne do të vazhdojmë të plotësojmë disa degë, për të qenë edhe më dinjitozë në Champions. Emra nuk mund të zbulojmë, jemi në merkato, si profesionistë që jemi do të tregojmë emrat që do të konkretizojmë. Kërkojmë që skuadra të jetë dinjitoze në Champions por edhe në vazhdimësi për mbrojtjen e titullit kampion”.

“Skuadra do të fillojë përgatitjet në datën 12, pastaj rreth 8 ditë do të qëndrojë në Shqipëri, ku pjesën kryesore të punës e ka stafi mjekësor. Gradualisht do të bëhemi gati për të bërë një fazë prej 20-25 ditësh në Austri”, deklaroi Gjoka.

Gjoka