Zyrtare: Talenti shqiptar nga Prizreni promovohet në ekipin e parë të Wolfsburgut (Foto)

Elvis Rexhbecaj do ta shijojë Bundesligan nga ky sezon.

Wolfsburgu ka bërë të ditur se talenti shqiptar, Elvis Rexhbecaj, nga fshati Gjonaj të Hasit të Prizrenit, është promovuar në ekipin e parë, shkruan Gazeta Express.

19 vjeçari, i cili është pjesë e akademisë së klubit gjerman që nga viti 2010, ka nënshkruar kontratë profesionale që do ta mbajë te Wolfsburgu deri në vitin 2020.

“Jam i ngazëllyer me kontratën e re. Wolfsburgu është klubi im. Besoj se jam në duar të mira për hapin e madh në karrierë. Tani dua t’ua shpërblejë besimin që më pakë dhënë duke bërë paraqitje të mira ashtu si me U-23”, tha Elvisi.

rexhh