ZYRTARE: Tahiri pritej të garonte sot, por tani vjen një lajm i papritur

Për shkak të erërave të forta gara e sotme e skitarit Albin Tahiri në Lojërat Olimpike Dimërore është shtyrë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se gara në lëshim të shpejtë, që ishte dashur të zhvillohej sot, është shtyrë për 15 shkurt.

Kurse ajo e sllallomit të madh është shtyrë për 16 shkurt.

“Gara e sotme e paraparë të mbahej në lëshim të shpejtë, do të mbahet më 15 shkurt. Ndërkohë, gara e 15 shkurtit në super sllallom të madh, është shtyrë për më 16 shkurt”, shkruan KOK-u.

Tahiri është sportisti i vetëm kosovar që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë Jugore.