Zyrtare: Tahir Batatina do ta drejtojë Llapin edhe në Superligë

Tahir Batatina arriti që skuadrën e Llapit ta rikthejë në elitën e futbollit kosovar.

Mirëpo, ‘timonieri’ nga Podujeva, pas ndeshjes së fundit me Kosovën e Prishtinës dha dorëheqje nga kjo pozitë për ta marrë postin e drejtorit sportiv. Megjithatë, Batatina së fundmi ka vendosur që ta drejtojë Llapin edhe në Superligë.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Gazetaolle.com, nga vet Batatina. “Kam vendosur që ta drejtojë ekipin edhe në elitë. Pra, unë do të vazhdojë të jem shef i shtabit teknik. Kryesia e Llapit ka synime të qarta për ta bërë një ekip të fortë. Pasi që arritëm t’i mbajmë lojtarët kryesor, erdhi edhe transferi i parë, ai i Enis Zabërgjës, i cili ka përvojë të madhe dhe është shumë i dashur për tifozët llapjan (ka luajtur me Hysin). Mund të them se do ta bëjmë një skuadër të konsoliduar mirë në të gjitha aspektet”, ka deklaruar Tahir Batatina.