ZYRTARE: Suspendohen ndeshjet e Bundesligës deri me këtë datë!

Pas disa ligave evropane, edhe Bundesliga gjermane ka suspenduar të gjitha ndeshjet e javës së 26-të.

“Të gjitha ndeshjet e Bundesligës do të suspendohet deri më datën 2 prill” thuhej në komunikatën e DFL-ës, përcjellë Gazeta Olle.

Kështu, elita e futbollit gjerman, i bashkohet top ligave të tjera që kanë suspenduar ndeshjet në këto xhiro për arsye të koronavirusit.

Ndërsa, edhe Liga e Kampionëve dhe Evropa Liga janë pezulluar për një datë të pacaktuar nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë, në rajon, janë suspenduar edhe ligat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.