ZYRTARE: Superliga e Kosovës në futsall rikthehet me këtë datë

Liga e Parë e Kosovës në futboll, por edhe të gjithë ligat tjera përcjellëse janë anuluar me vendim të fundit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së në mbledhjen e mbajtur dje.

Ndërsa, Superliga e Kosovës në futsall pritet të vazhdon nga data 20 qershor, shkruan Gazeta OLLE.

Lajmin e ka bërë të ditur Komitet Ekzekutiv i FFK-së, por edhe skuadra e Prishtinës 01 në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Më poshtë postimi i FC Prishtina 01 në lidhje me rifillimin e kampionatit:

Rikthehet futsalli, fillon nga play-offi nga 20 qershori

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime sa i për futsallit:

Kampioni do të shpallet duke zhvilluar sistemin Playoff në mes katër skuadrave të cilat gjenden në pozitat e para nga tabela aktuale e edicionit 2019/20.

Do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale. Ndeshjet do të zhvillohen në teren neutral.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me datën 20 qershor, ku skuadra jon FC PRSIHTINA 01 takohet me rivalin lokal FC Prishtina.

Ndeshja finale zhvillohet me datën 27 qershor.

Nga Superliga nuk do të largohet asnjë klub, ndërsa nga Liga e Parë do të futen dy klube në Superligë.

FC Liqeni e ka siguruar hyrjen tashmë në Superligë, gjë për të cilin i përgëzojmë, duke iu uruar suksese në elitë.

Përpara, përpara bardhëekaltër.