ZYRTARE: Sulmuesi i Interit kalon në Serie B

Sulmuesi i Interit, George Puscas, edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Novarës, e cila bën gara në Serie B.

Novara, e cila para dy ditësh u mposht nga Parma në kuadrë të Serie B, ka përforcuar skuadrën me sulmuesin rumun të Interit, George Puscas, shkruan Gazeta Olle.

Image result for george puscas

Puscas ishte i huazuar te Benevento për gjashtë muajt e parë të kampionatit, ku nuk gjeti hapësira të mjaftueshme, andaj Interi vendosi që ta dërgojë te Novara, ku do të ketë më shumë mundësi të paraqitet si titular.

Lajmin e bën të ditur skuadra ‘zikaltër’, përmës sajtit zyrtar të klubit. “FC Internazionale Milano, konfirmon se ka rikthyer nga huazimi sulmuesin George Puscas, nga Futboll Klub Benevento.”

Image result for george puscas

“Sulmuesi rumun është transferuar në huazim me të drejtë blerje dhe riblerje te skuadra e Novarës”, shkruan sajti zyrtar i klubit.

Puscas në gjysmën e parë të sezonit në Serie A për skuadrën e Beneventos nuk pati shumë paraqitje dhe arriti të shënojë vetëm një gol, atë ndaj Milanit, në barazimin historic. /Gazeta Olle/

Image result for george puscas