Zyrtare: Skuadrat e volejbollit mësojnë kundërshtarët e Ligës së Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Luboteni nga Ferizaj, do të përfaqësojë shtetin tonë në Champions League në volejboll.

Ata do të ballafaqohen me KV Abiant Groningen nga Holanda.

Sfida e parë do të zhvillohet me 18 tetor përkatësisht në Ferizaj.

Një ndeshje mjaft e vështirë për ekipin nga Ferizaj, por besojnë e shpresojnë se deri atëherë do të përgatiten maksimalisht dhe të arrijnë qëllimin e tyre, të paktën të kalojnë një rreth.

Ndërkohë, volejbollistet e KV Kastriotit nga Ferizaj në gjashtëmbëdhjetën e finaleve të Challenge Cup 2018 kundër skuadrës nga Finlanda OrPo ORIVESI, bëri të ditur Fadil Lumi, veprimtar i volejbollit.

Kjo u vendos me short në Luksemburg.

“Ndeshja e parë parë do të zhvillohet më 13 dhjetor në Ferizaj, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar për 10 janar në Finlandë.

Nëse KV “Kastrioti “ kualifikohet për rrethin e ardhshëm, në të tetën e finales do të luajë kundër fituesit të ndeshjes në gjashtëmbëdhjetën e finaleve dhe atë kundër fituesit te ndeshjes 2-203/2-504 dhe CZE –TJ OSTRAVA nga Sllovakia”, shkruan Lumi.