Zyrtare: Skuadra shqiptare prezanton trajnerin e ri

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili.

Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites.

Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysëm si futbollist.

Tirana sot gjatë ditës kishte ndarë rrugët me trajnerin Ardian Mema.