ZYRTARE: Skuadra shqiptare e Maqedonisë Veriore ndahet me trajner vetëm pas 3 xhirosh

Një fitore, një barazim dhe një humbje kanë bërë që Shkupi të ndahet me trajner.

Kështu trajneri turk, Umit Karan largohet përfundimisht nga skuadra shqiptare, përcjell Gazeta Olle.

Ish futbollisti i Gallatasaray, në një konferencë për media ka treguar arsyet e largimit.

“Kur erdha një vit më parë, klubin e gjeta në gjendje jo profesionale, ndërsa tash pas një viti kemi arritur një niveli të profesinalizmit. Në këtë moment un mendoj se është fundi sepse nuk mund të jap më shumë futbollistët dhe ekipin, pasi kjo është maksimumi. Një nga arsyet e largimit tim është se nga kto tre ndeshjet e para të kampionatit, un kam dashur të kemi 9 pikë, por unë nuk e arrita qëllimit dhe për këtë arsye dhashë dorëheqjen time. Unë e dua Shkupin dhe kam punuar në mënyrën më të mirë dhe profesionale për këtë skuadër, por është koha që unë të tërhiqem dhe të krijojë mundësi të reja për kryesinë dhe për trajnerët e rinj që do të vijnë. Ky klub ka ambicie të mëdha dhe gjithmonë do të mbetet në zemrën time. Dua të ju falendërohem të gjithë futbollistëve të mi, stafit tim të trajnerëve, drejtorit sportive Omerit, kryetarit të klubit Suat Alija si dhe drejtuesve tjerë Olgunut dhe Ayhanit”, u shpreh Umit Karan në konferencën për shtyp.

Fotografia e Sportmania