ZYRTARE: Skuadra që garoi në Superligë, mbetet pa trajner

Alban Dragusha nuk është më trajner i skuadrës së KEK-ut.

Ai është ndarë miqësisht me klubin nga Kastrioti.

Lajmi konfirmohet për gazetën nga kryetari i KEK-ut, Besnik Mjeku.

“Dragusha nuk është më trajner i KEK-ut. E kemi mbyllur miqësisht bashkëpunimin”, deklaroi Mjeku për Gazetën Olle.

“Jemi shumë të kënaqur me punën e tij dhe i dëshirojmë shumë suksese. Për ne ishte nder bashkëpunimi me Dragushën”, shtoi ai.

KEK-u në sezonin e ardhshëm luan në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/