ZYRTARE: Skuadra kosovare mësojnë kundërshtarët në garat evropiane 19/07/2016 Hendboll, Superliga (F), Superliga (M) Skuadrat kosovare të hendbollit kanë mësuar kundërshtarët e tyre në garat evropiane, pas shortit të hedhur sot në Vjenë. Kastrioti i Ferizajt në konkurrencën e meshkujve, është kualifikuar në rrethin e tretë të Challenge Cup, ku do të ndeshjet me sllovakët e HKM Sala, shkruan ‘GazetaOlle.com’. Takimi i parë luhet në Ferizaj, ndërsa i kthimit në Sllovaki. Shqiponjat e Gjakovës në konkurrencën e femrave, takohen me Maccabi Arazim të Izraelit, në Challenge Cup. Takimi i parë luhet në Izrael. Kampionet e Kosovës për femra, Prishtina do të ndeshen me zviceranet e Spono Eagles, në kuadër të EHF Cup. Takimi i parë luhet në Zvicër. Kampioni i Kosovës për meshkujt, Besa Famiglia, do të takohet në EHF Cup me Dukla Praha të Republikës së Çekisë. /Olle