ZYRTARE: Skuadra e Superligës nënshkruan me alo-qendrën e Gaziantepit

KB Peja ka bërë një përforcim të rëndësishëm për vazhdimin e edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Tashmë, Peja ka nënshkruar me alo-qendrën Arbër Berisha, shkruan Gazeta Olle.

22 vjeçari ishte pjesë e skuadrës turke, Gaziantep së fundi.

“Arber Berisha nënshkruan me KB PEJA!

KB Peja ju njofton se ka arritur marrveshje me Arber Berisha. 22 vjeqari, i lindur në Prizren dhe i gjatë 203cm, në dy sezonat e fundit ishte pjesë e ekipes se njohur turke, Gaziantep.
Ai poashtu ishte edhe pjese e ekipeve turke si Karesi Spor dhe Bandirma Kirmizi.

Arberi ishte edhe pjese e kombetares turke U18, ne U18 Euro Championship A ku ekipa turke e zuri vendin e trete.

Arberi, se bashku me rikthimin e Drilonit nga lendimi do na kthejnë seriozisht në luften për titull”, shkruhet në njoftimin e KB Pejës.