ZYRTARE: Skuadra e njohur kosovare prezanton trajnerin e ri

Skuadra e Bashkimit të Koretinit është bërë me trajner të ri pas dorëheqjes së Emin Bajramit.

Kjo skuadër sot ka bërë të ditur lajmin se trajner i tyre tashmë është Skender Bunjaku, përcjellë Gazeta Olle.

Ky i fundit, ka drejtuar skuadrën në takimin e sotëm që Bashkimi e fitoi 2:0 ndaj Rilindjes.

“Debutim me fitore për trajnerin Skender Bunjaku”, ka shkruar faqja zyrtare e Bashkimit në rrjetet sociale.