ZYRTARE: Skuadra e madhe shqiptare ndahet me trajner, vendin e tij mund ta zë ish-trajneri i KEK-ut

Rezultatet jo të mira kanë bërë që skuadra e Tiranës ta largon trajnerin, Ardian Mema.

Lajmi tashmë është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit 27 herë kampion të Shqipërisë, shkruan Gazeta Olle.

“KF Tirana dhe Ardian Mema kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, trajneri Mema nuk do të jetë më në krye të bardhebluve. KF Tirana e falënderon trajnerin Ard Mema për kontributin 1-vjeçar në krye të skuadrës”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

Tirana pas 9-të xhirosh numëron vetëm 14 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë.

Ndërsa, vendin e Memës mund ta zë ish trajneri i KEK-ut, Bledar Devolli i cili drejton KF Tiranën U-19.