ZYRTARE: Skuadra e Ligës së Parë konfirmon ndarjen me trajner

Pesë pikë në gjashtë xhiro kanë bërë që skuadra e Ulpianës t’i ndaj rrugët me trajnerin e tyre aktual.

Tashmë, Megzon Visoka dhe ndihmësi i tij, Arsim Tershana nuk do të jenë pjesë e Ulpianës njofton klubi lipjanas në rrjetet sociale, përcjell Gazeta Olle.

Madje, lajmin dje e kishte konfirmuar vetë trajneri Visoka në rrjetet sociale.

Fotografia e KF Ulpiana

Më poshtë njoftimi zyrtar i KF Ulpianës:

Faleminderit Megzon dhe Arsim
Klubi së shpejti do të cakton kryetrajnerin e ri

Lipjan, 30 shtator 2019 – FC Ulpiana dhe kryetrajneri Megzon Visoka me ndihmsin e tij Arsim Tershana me marrëveshje, kanë shkëputur kontratën.

Visoka, ishte vendosur kryetrajner i klubit ne sezonin e dyte sa ishte Ulpiana në Ligen dyte duke inkuadruar Ulpianen ne Ligen e Pare me 15 ndeshje po aq fitore.Kurse ndihmsi Arsimi ishte zyrtarizuar gjate fillimit te sezones.

Megzoni bashk me Arsimin gjate Liges se Pare, ka udhëhequr skuadrën në 6 ndeshje zyrtare, duke fituar 1 ndeshje 2 barazime 3 humbje.

Megzoni bashk me Arsimin , do të kujtohet për punën profesionale.

FC Ulpiana, Megzon Visokes dhe Arsim Tershanit, i uron sukses në vazhdim të karrierës.

Fotografia e KF Ulpiana